Flash News

E-TJERA

Frika e pushtimit rus, flet shqiptari nga Ukraina: Jemi gati për luftë!

Frika e pushtimit rus, flet shqiptari nga Ukraina: Jemi gati për

Më shumë se një duzinë vende u kanë kërkuar këto ditë qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina mes paralajmërimeve për një pushtim "të afërt" nga Rusia, ndonëse kjo e fundit mohon planet për të pushtuar, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 ushtarë në kufijtë e Ukrainës.

Mes këtyre vendeve u rendit edhe Shqipëria.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania ka folur nga Ukraina ishte Aleksandër Dermentli, kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”.

Ai tha se shqiptarët në Ukrainë janë gati për luftë dhe se kanë nevojë për ndihmën e shtetit shqiptar.

Uroj që nuk do të ketë. Jemi gati për luftë, kemi marre këshillimet. Kam biseduar me shokë shqiptarë dhe ushtarakë dhe kemi një plan për ditën që mund të jemi në luftë”, tha ai.

“Qyteti ka një plan për t’u organizuar bashkë. Kam shkruar letër Ministrisë së Jashtme, kemi nevojë për ndihmë. Duam të paktën që fëmijët të evakuohen në Shqipëri. Kemi plan që të vijmë ne Shqipëri nëse do të ketë luftë”, u shpreh Aleksandër Dermentli.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën se grumbullimi i trupave ruse mund të çojë në pushtimin e Ukrainës. Uashingtoni ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë në “çdo moment”. Kremlini, për të ndalur sulmin ndaj Ukrainës ka kërkuar nga Perëndimi që:

Ukraina të mos pranohet në NATO

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania

Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

 

Të fundit