Flash News

E-TJERA

Pushtimi rus i Ukrainës/ Rrezik për tensione në Shqipëri? Meta thërret shefin e FA-së, çfarë i kërkon

Pushtimi rus i Ukrainës/ Rrezik për tensione në Shqipëri?

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit bën me dije se biseda është fokusuar te tensionet në Ukrainë dhe rreziku që paraqet në rajon kërcënimi rus. Presidenti thekson se agresioni i Moskës është në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti e ka porositur Begajn që të përgatiten për ndonjë tension të mundshëm në rajon, nga i cili mund të preket dhe Shqipëria. Ai i ka kërkuar koordinimin me NATO-n dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit. 

“Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tone”, shkruan ndër të tjera Meta.

Të fundit