Flash News

E-TJERA

Frika nga ’26 Nëntori’, sizmiologët: Tërmeti në Bosnjë, asnjë rrezik për Shqipërinë

Frika nga ’26 Nëntori’, sizmiologët: Tërmeti në

Vendet e Ballkanit Perëndimor u tronditën dje nga lëkundje sizmike vetëm pak pas orës 23:00 të mbëmjes. Tërmeti me epiqendër në Bosnjë-Hercegovinë me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter u ndje edhe në Shqipëri.

Nisur nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit, i cili la pas 51 viktima dhe mjaft dëme kryesisht në Durrës dhe Thumanë, çdo lëkundje tani shihet me shqetësim nga qytetarët. Por ekspertët dhe sizmiologët flasin për një situatë të qetë në vendin tonë.  

“Është një tërmet me magnitudë mbi mesataren, 5.9 të shkallës Rihter dhe intensitet në epiqendër 7-8 ballë, tërmet i cili shkakton dëme në zonën epicentrale. Tërmeti u ndje në gjithë territorin e Shqipërisë. Është 160 km larg nga Shkodra dhe rreth 200 km larg Tiranës. Në Shkodër u ndjen 5 ballë dhe 4 ballë në Tiranë”, tha sizmiolog Rrapo Ormëni për Top Channel.

Sizmiologu pohoi se nuk ka asnjë efekt e rrezik për Shqipërinë, ndërsa janë regjistruar që prej lëkundjeve të para e deri tani rreth 25 pasgoditje, më e madhja 4 Rihter, ose 5-6 ballë në epiqendër.

Tërmeti mbrëmë zgjati mbi 40 sekonda. Epiqendra, sipas sizmiologut, është një zonë me aktivitet të lartë sizmik “për arsye të përplasjes së mikropllakës Adria me orogjenin që fillon nga Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali Zi dhe Shqipëria”.

Një grua 28-vjeçare e cila u plagos kur një gur ra në shtëpinë e saj në qytetin Stolac, afër Mostarit, vdiq në spital. Të tjerë mbetën të plagosur lehtë, mes tyre edhe anëtarë të familjes së viktimës.

Të fundit