Flash News

E-TJERA

Frikë në sallën e Kuvendit, pse mazhoranca nuk guxoi ta pyesë Dumanin?

Frikë në sallën e Kuvendit, pse mazhoranca nuk guxoi ta

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, duke komentuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend.

Sipas Karamuços, deputetët e mazhorancës shmangën pyetjet ndaj Dumanit, jo për mungesë interesi, por nga frika e hetimeve që po afrohen.

Disa nga ata (maxhoranca) që i kanë bërë pyetjet do të shkojnë në burg. Disa kanë frikë vërtetë, se kanë bërë gjëra që po hetohen. Janë ministra të tjerë që po merren nën hetim, ta konfirmoj unë,” deklaroi Karamuço.

Në diskutim ndërhyri edhe moderatorja Grida Duma, e cila pyeti nëse përfaqësuesit e maxhorancës nuk kishin asnjë pyetje për kreun e SPAK.

Karamuço iu përgjigj: “Maxhoranca konsumoi shumë gjëra në komision, por ka diçka tjetër – nuk është në balancë. Nuk e ka qëllim në vetvete, por ka garë me kohën për hetimet. Sa kohë që e dimë ne që po hetohen, por që nuk merret asnjë masë.”

Të fundit