Flash News

E-TJERA

Frikë nga lufta bërthamore, eksperti: Strukturat mbrojtëse janë shkatërruar, janë prishur vendstrehimet

Frikë nga lufta bërthamore, eksperti: Strukturat mbrojtëse

Bota po përjeton ankthin e shpërthimit të një lufte bërthamore, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ka ngritur në gatishmëri detashmentin e forcës bërthamore ruse.

Eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit Memush Habili ka shpjeguar në Report Tv sesi Shqipëria ka përballuar pasojat që erdhën në vendin tonë nga shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986.

Habili thotë se u prek Kukësi, Dibra, pjesa lindore e Karaburunit, lugina e Shkumbini dhe pak Mali me Gropa. Niveli normal i radioaktivitetit sipas Habilit është 18-20 njësi, ndërsa tha se në luginën e Shkumbinit pas shpërthimit në Çernobilit niveli i radioaktivitetit shkoi në 100 njësi.  

Sipas tij, strukturat e ngritura kohë më parë për të përballuar situata të tilla Shqipëria i ka shkatërruar të gjitha. Ai thotë se nuk ka një strukturë për të vepruar në raste të tilla, përveç një toge që ka në dispozicion Ministria e Mbrojtjes.

Eksperti u ndal edhe në vend strehimet, siç janë bunkerët, ku theksoi se shumica prej tyre janë jashtë funksioni, ndërsa në Tiranë janë prishur të gjitha vendstrehimet, Kukësi ka një qytet të nëndheshëm të sigurt, por që duhet mirëmbajtur.

Të fundit