Flash News

E-TJERA

Fronëzohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan: Forcimi i unitetit brenda kishës, nevojë e domosdoshme

Fronëzohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan: Forcimi i

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, është fronëzuar mesditën e kësaj të shtune në Katedralen "Ngjallja e Krishtit". Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se diktatura mundi të shkatërrojë muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë besimin dhe zemrat e besimtarëve. Imzot Joan kujtoi gjithashtu kontributin e paraardhësve të tij dhe nderoi kujtimin e Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos, për predikimin e dashurisë dhe respektit ndaj çdo njeriu.

Ai theksoi se forcimi i unitetit brenda Kishës Ortodokse është një nevojë e domosdoshme për arritjen e qëllimit të saj dhe shtoi se "ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia është e rëndësishme për përballimin e sfidave të reja që vijnë, duke përfshirë ato teknologjike". Imzot Joan gjithashtu falënderoi martirët e lirisë që kontribuuan për shpërndarjen e dritës së besimit, duke theksuar se mirënjohja do të sjellë më shumë afër Perëndinë.

Të fundit