Flash News

E-TJERA

Fshehën ko*ainë në rrotat e djathit, në pranga 3 shqiptarë në Itali

Fshehën ko*ainë në rrotat e djathit, në pranga 3

Policia italiane ka arrestuar  10 persona ku mes tyre ka dhe shqiptarë.

Mediat vendase shkruajnë se banda Rovigo ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall.

Droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën. Sakaq mësohet se “koka” e grupit ishte një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.

Të fundit