Flash News

E-TJERA

Fshehën mbi 11 kg kokainë e heroinë në autobusin që drejtonin, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

Fshehën mbi 11 kg kokainë e heroinë në autobusin që

Policia kroate në Dubrovnik ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi në autobusin që drejtonin kishin fshehur një sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit kufitar në Karasoviç në autobus u gjet 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kokainë, ndërsa bëhet me dije se brenda mjetit kanë qenë vetëm dy shqiptarët.

“Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.

 

 

Të fundit