Flash News

E-TJERA

"Fshehja e shifrave" Brataj debaton me Koduzin: Mos i mashtroni njerëzit me këto të dhëna; Qetësohu, s’po ju akuzon njeri ju

"Fshehja e shifrave" Brataj debaton me Koduzin: Mos i mashtroni

Denoncimi i kryedemokratit Lulzim Basha se janë manipuluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debat në 'Open' mes kreut të Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj dhe ekspertit të shëndetësisë në PD, Gazment Koduzit.

Brataj: I kërkojmë ndjesë familjarëve të viktimave që po i nxjerrim në media. Duhet të interesohemi sa të sëmurë kemi. Të edhe sikur të gjithë 923 të jenë të gjithë Covid?

Koduzi: Basha nuk akuzoi mjekët, por qeverinë. Brataj tha që këto mund të kenë vdekur në spital covid, por me tampon negativ. Çdo pacient që shkon në spital covid shkon dhe me vonesë, dhe në atë periudhë tamponi mund të dalë negativ se shkon pas 2 javësh.

Brataj: Jo nuk shkon pas dy javësh e ke gabim shkon kur i përkeqësohet gjendja.

Koduzi: Po shkoi në spital covid i bie ka humbur jetën në kovid. Çdo pacient që ka humbur jetën në covid është i vdekur nga covid.

Brataj: Mos i mashtroni njerëzit me këto të dhëna.

Koduzi: Qetësohu doktor, qetësohu, s’po ju akuzon njeri ju. Keni lidhje me këtë? Jo s’keni.

Ditari politik

Të fundit