Flash News

E-TJERA

Fshehu dënimin për rrahje, SPAK vendos për kryebashkiakun e Mallakastrës

Fshehu dënimin për rrahje, SPAK vendos për kryebashkiakun e

Gjykata e Posaçme vendosi gjykim të shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismaili. Ky i fundit është dorëzuar i pandehur nga SPAK për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Hetimi nga SPAK nisi pas denoncimit të Partisë Demokratike në nëntor të vitit të kaluar, e cila deklaroi se Ismaili kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim në Greqi. Pas hetimeve, SPAK ngriti akuzë ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Ismaili ka konsumuar veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismaili kishe fshehur dënimin prej tre vitesh në shtetin grek nën akuzën e rrahjes. Vetë autoritetet greke vërtetuan dënimin penal të Ismailit.

Të fundit