Flash News

E-TJERA

Fshehu emigrantin maroken nën rimorkio, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Fshehu emigrantin maroken nën rimorkio, procedohet 30-vjeçari

Dy raste të paligjshmërive janë goditur së fundmi nga Policia Kufitare në Korçë, pas kontrolleve të imtësishme të ushtruara në dy pika kufitare të qarkut. Operacionet u zhvilluan në kuadër të analizës së riskut dhe forcimit të masave parandaluese kundër veprimtarive të jashtëligjshme.

Në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga shtetasi V. T., 30 vjeç, u zbulua një emigrant i paligjshëm me origjinë nga Maroku, i fshehur nën rimorkio. Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit, me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, në Pikën Kufitare të Goricës, në automjetin e shtetasit T. A., 63 vjeç, nga fshati Zaroshkë, u gjetën mallra ushqimore dhe medikamente pa dokumentacion shoqërues. Dyshohet se këto produkte janë kontrabandë. Për pasojë, ndaj tij është nisur procedim penal për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Mallrat janë sekuestruar si prova materiale.

Policia Kufitare e Korçës njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, me synim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e një shërbimi të sigurt për qytetarët.

Të fundit