Flash News

E-TJERA

Fshehu në bunker dhe e mbuloi me kartonë trupin e pajetë të shokut, arrestohet i riu në Tiranë

Fshehu në bunker dhe e mbuloi me kartonë trupin e pajetë të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, pasi akuzohet se Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, M. I., 29 vjeç dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Arrestimi i tij vjen një ditë pasi në një bunker në Institut Bujqësor u gjet i pajetë I.M 36 vjeç, i cili dyshohet se ndërroi jetë pasi kishte konsumuar lëndë narkotike.

Sipas policisë, 29-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker dhe më pas e ka mbuluar me kartonë duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

“Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë duke penguar zbulimin e të vërtetës, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e dë vërtetës”.

Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit