Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen rreth 300 gramë marijuanë në kufirin shqiptaro-grek në Igumenicë

Sekuestrohen rreth 300 gramë marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Janë sekuestruar rreth 300 gramë marijuanë në kufirin greko-shqiptarë në Thesproti, në një zonë bregdetare të Igumenicës.

Mediet greke raportojnë se sasia e drogës është sekuestruar pas operacionit të policisë me kërkesë të Prokurorisë së Drogës pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Igumenicë.

Në total, u gjetën 8 thasë, me gjithsej 35 pako me kërp të papërpunuar, me peshë totale 299 kilogramë e 612 gramë. Droga ishte fshehur në për shkurre.

Policia është duke vijuar hetimet për të gjetur personat përgjegjës dhe për të zbardhur identitetin e tyre.

Të fundit