Flash News

E-TJERA

FSHF e konfirmon: Eduardo Reja qëndron trajner i Kombëtares

FSHF e konfirmon: Eduardo Reja qëndron trajner i Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar në stol trajnerin Eduardo Reja. FSHF mohon zërat për shkarkimin e Rejas si trajner i Kombëtares shqiptare.

Federata ka mohuar mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Të fundit