Flash News

E-TJERA

FSHF ndërpret kontratën e transmetimit me “Over Sport’, e padit për dëmshpërblim

FSHF ndërpret kontratën e transmetimit me “Over Sport’, e

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ndërprerë kontratën e transmetimit televiziv me Over Sport, e cila zotëronte të drejtat për kategorinë e parë dhe të dytë të futbollit shqiptar, si dhe për Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

FSHF-ja e mori vendimin pas mospërmbushjes së përsëritur të detyrimeve kontraktuale nga Over Sport

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka shkëputur kontratën me Over Sport, e cila një vit më parë kishte fituar të drejtën e transmetimit të kampionateve të Abissnet Superiore dhe të Ligës së Parë, si dhe Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

FSHF thotë se me gjithë përpjekjet për të rivendosur bashkëpunimin me kompaninë, Oversport abuzoi vazhdimisht me besimin e dhënë nga FSHF.

“Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë procedurat ligjore për rikthimin e dëmeve të shkaktuara nga kompania në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve të parashikuara në kontratën e nënshkruar mes palëve në fillim të sezonit të kaluar”, thuhet më tej.

FSHF tha se transmetuesi kishte ndërprerë pagesën e shumave të parashikuara në kontratë.

“Nga janari 2023, kompania Over Sport nuk ka paguar shumat e parashikuara në kontratë sipas afateve përkatëse. Kjo kompani nuk i ka dhënë asnjëherë të gjitha garancitë për të cilat ishte angazhuar në kontratë. Prodhimi dhe transmetimi televiziv i garave kombëtare ka qenë përtej çdo standardi teknik dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit VAR. Po kështu, qëndrimi editorial dhe kontributet gazetareske kanë qenë jashtë kërkesave të kontratës dhe në shumë raste edhe në cenim të moralit publik apo të ndjeshmërisë së grupeve të ndryshme shoqërore. Për të gjitha këto raste Over Sport është njoftuar dhe paralajmëruar shumë herë, së fundmi në maj të vitit 2023, kur iu dha afati për të përmbushur detyrimet deri më 31.05.2023, me pasojë zgjidhjen e kontratës”, shtojnë nga FSHF.

Të fundit