Flash News

E-TJERA

FSHF në zgjedhje ‘kaotike’, asambleja voton sot presidentin e ri

FSHF në zgjedhje ‘kaotike’, asambleja voton sot presidentin e

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë sot zgjedhjet për president dhe për postet e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 2 mars.

Zgjedhjet e këtij viti nuk janë aspak të zakonshme pasi edhe vetë situata në FSHF nuk është e tillë. Kemi FSHF me një president dhe dy zyrtarë të tjerë të pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

Debatet dhe tensionet mes federatës dhe Bashkisë së Tiranës sollën ndërhyrjen e UEFA-s. Kjo e fundit bëri të qartë që për sa kohë ajo nuk ndërhyn në zgjedhjet dhe vendimmarrjet e federatave,as politika e çdo vendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procese të tilla.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, akuzon presidentin e pezulluar Armand Duka për korrupsion dhe zgjedhje të manipuluara kundrejt favoreve.

Gjykata e Tiranës vendosi dy muaj më parë që të pezullojë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme më 2 mars dhe zgjedhjet që do të mbaheshin po atë ditë. Megjithatë Asambleja u mblodh dhe vendosi të shtyjë zgjedhjet për president dhe anëtarët Komitetit Ekzekutiv më 15 mars.

Të fundit