Flash News

E-TJERA

FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjon

FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjon

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar vijimin e bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo, duke rinovuar kontratën edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, kontrata e re e stafit teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik të vitit 2026. Ky vendim konfirmon besimin e institucionit në projektin aktual teknik dhe përcakton qartë objektivin madhor: kualifikimin e Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e Silvinjos, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar me sukses fushatën kualifikuese për Botërorin 2026, duke siguruar një vend në fazën play-off.

Sfida vendimtare për kuqezinjtë do të jetë ajo ndaj Polonisë, e planifikuar të zhvillohet më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.

Në rast se Shqipëria arrin të kalojë Poloninë, në finalen e play-off-it do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi, në një ndeshje që pritet të jetë përcaktuese për ëndrrën botërore të Kombëtares.

 

Të fundit