Flash News

E-TJERA

FSHF shtyn sërish rinisjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak reshjet e shiut

FSHF shtyn sërish rinisjen e Kategorisë së Parë dhe të

Kategoria e Parë dhe e Dytë nuk do të rinisin as këtë fundjavë. FSHF në njoftimin e saj zyrtar bën me dije se ky vendim është marrë për shkak të kushteve atmosferike që pritet të përfshijnë vendin gjatë fundjavës.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.

Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

Të fundit