Flash News

E-TJERA

FSHF zyrtarizon miqësoren e dytë në muajin Qershor për kombëtaren, kush është kundërshtari që përballemi për herë të parë

FSHF zyrtarizon miqësoren e dytë në muajin Qershor për

Kombëtarja shqiptare e futbollit  ka konfirmuar miqësoren e dytë për muajin Qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja do të sfidojnë Republikën Çeke më 8 Qershor në transfertë. Për orarin e ndeshjes dhe stadiumin ku do të zhvillohet dy federatat do të dakordësohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësueses shqiptare brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të "testojnë" veten përballë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë me Republikën Çeke në histori. Në të kaluarën Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 5 duele me Çekosllovakinë, nga të cilat 3 miqësore dhe dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian. 

FSHF zyrtarizon miqësoren e dytë në muajin Qershor për

Të fundit