Flash News

E-TJERA

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, në pranga një tjetër person

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, në pranga një
Foto ilustruese

Në vijim të operacionit, ku u vu në pranga Ardian Çapja, është arrestuar një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së Çapjas.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Çekanit iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të policisë.

Ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja.

Të fundit