Flash News

E-TJERA

Fshihte dr*gën në vezët Kinder, arrestohet shqiptari në Itali

Fshihte dr*gën në vezët Kinder, arrestohet shqiptari në

Një trafikant droge nga Shqipëria në Pordenone të Italisë, lëvizte me drogë të vendosura ne vezët Kinder dhe paratë e fituara prej shitjes së saj të fshehura në pelenat e mbesës

Kontrolli në shtëpinë e shqiptarit erdhi pasi ai u ndalua teksa lëvizte me makinë dhe ju gjet 10 gramë kokainë, fshehur në vezët çokollatë. Në makinë u gjetën edhe mbi 2 mijë euro.

Prej këtu u bë kontrolli i shtëpisë së shqiptarit të cilit Guardia di Finanza i gjeti edhe 19.850 euro të mbështjella në 4 pelena dhe të hedhura në koshin e banjës, së bashku me ato të përdorura nga mbesa e tij.

Shqiptari, i cili jetonte në Itali edhe pa leje të rregullt qëndrimi, është akuzuar nga prokuroria e Pordenones për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtet dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të fundit