Flash News

E-TJERA

"Fshinë mesazhet për të fshehur provat", prokuroria kërkon burg për katër arrestimet tek Covid-2

"Fshinë mesazhet për të fshehur provat", prokuroria

Prokuroria e Tiranës kërkon "arrest me burg" për tre infermieret dhe sanitaren tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ që zhvasnin pacientët bashkë me Tire Alldervishin.

Mësohet se Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tiren për të fshehur provat.

Ndërsa prokuroria ka kërkuar masën "arrest me burg" për 4 gratë, avokatet e tyre kanë kërkuar "arrest shtëpie".

Për avokaten e Shqerije Koçit, klientja e saj e ka patur të njohur personin për të cilin interesohej dhe bakshishi është dhënë me dëshirën e tij.

“Klientja ime e ka pas njeri të njohur Muhametin që përmend me Tiren, pasi vajza e Sheqerijes punon në biznesin e zotërisë. Muhameti i ka dhënë vetë bakshish Sheqerijes për kujdesin dhe me dëshiren e tij, nuk i është kërkuar nga klientja ime. Sheqerija është e vetmja, e cila është në punë. Kërkoj masen e sigurisë arrest në shtëpi. Personi nën hetim do të japë kontributin e saj per të ndihmuar drejtësinë”, u shpreh avokatja.

Ndërkohë, avokatja e infermieres Mira Bushit, tha se klientja e saj ka një problem me këmbët dhe duke qenë se ka edhe babain të sëmurë, ka kërkuar arrest shtëpie.

“Dakord për ligjshmërinë e arrestimit, por nuk jemi dakord me me masën arrest me burg, pasi zonja Mira Bushi nuk rrezikon të prish provat, nuk ka kryer vepër penale dhe nuk është e rrezikshme në shoqëri. Nuk ka elementë në dosjen e prokurorit  që ta përfshijë zonjën Bushi në kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Mira ka qenë e shtruar për dy muaj në spital për pneumoni për shkak të Covid. Mira ka një problem me këmbët, dhe nuk ecën dot shumë mirë. Kërkoj për Mirën masën "arrest në shtëpi", duke qene se ka edhe babin e sëmurë”, u shpreh avokatja.

Të fundit