Flash News

E-TJERA

Fshatrat në Korçë dhe Valbona pa energji elektrike, 1880 ha tokë nën ujë në Shkodër

Fshatrat në Korçë dhe Valbona pa energji elektrike, 1880 ha
Foto Ilustruese

Moti i keq ditët e fundit ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Korçë dhe në zonën e Valbonës.

Zona të thella malore, si Gorja, Vithkuqi, Moglica, Lozhani, Mokra e sipërme kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Trashësia e borës ka shkuar nga 5-10 cm, duke filluar me qytetin e deri në zonën e Dardhës.

Ndërkohë situata e vështirë është edhe në Valbonë. Prej ditësh kjo zonë nuk furnizohet me energji elektrike, duke shkaktuar një shqetësim serioz, pasi dëmton bizneset.

Vlen për tu theksuar se gjatë sezonit të dimrit këto vende frekuentohen nga turistët.

Ndërkohë sa i përket përmbytjeve, Bashkia Shkodër njoftoi sot se janë 1880 ha tokë të mbuluara nga uji. Ndërkohë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Sipas Bashkisë Shkodër, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta.

Ditari politik

Të fundit