Flash News

E-TJERA

FSHZH nuk njeh krizë, çel fond 4.7 milionë euro për parkun ‘misterioz’ në Tiranë

FSHZH nuk njeh krizë, çel fond 4.7 milionë euro për parkun

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur në dispozicion një fond limit rreth 4.7 milionë euro investim për një park misterioz në kryeqytet, pavarësisht se vendi po përballet me një valë krize. Qeveria ju ka kërkuar qytetarëve të 'shtrëngojnë' rripin për të kursyer, por jo institucioneve për të dhënë fonde. 

Procedura u çel sot në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik ku është pasqyruar një njoftim i shkurtër i kontratës për parkun në fjalë, si edhe dy dokumente; njëri i cili ka të bëjë me dokumentet standarde të tenderit emërtuar “DT Turtle Park”, ndërsa i dyti është një procesverbal i cili shoqëron zakonisht procedurat për elementë më të hollësishëm mbi kushtet.

Mirëpo, pavarësisht përcaktimit të fondit limit dhe dokumenteve bashkangjitur, parkut që do të ndërtohet i mungon vendndodhja e saktë dhe projekti i detajuar se çfarë parashikohet konkretisht.

Operatori që shpallet fituesi do t’i nisë punimet më 6 tetor të këtij viti dhe do të zgjasin 12 muaj.

Bazuar në dokumentet e tenderit, sipas Monitor, kuptohet se bëhet fjalë për një projekt i cili përfshin ambiente sportive pasi është kërkuar si bazë materiale: lisharës, lojë vertikale ekuilibri, lojë e kombinuar për kacavjerrje, lojë peme basketbolli, lojë paralele, rrëshqitje, tavolinë ping-pongu e të tjera.

“Kjo ndërhyrje është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të  FSHZH-së, miratuar me Vendimin Nr. 225 Datë 23.03.2022 të Këshillit Drejtues të FSHZH. Objektivi i përgjithshëm i ndërhyrjes është: Gjallërimi social kulturor dhe sportiv nëpërmjet transformimit te infrastrukturës me karakter rekreacional duke nxitur frymen komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme ne nivel rajonal dhe lokal.  Impakti që pritet të ketë projekti: Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve dhe veçanërisht fëmijëve”, thuhet në relacionin e formularit të specifikimeve teknike.

Të fundit