Flash News

E-TJERA

FSK në misione paqeruajtëse, Meta: Vendim historik, Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

FSK në misione paqeruajtëse, Meta: Vendim historik, Kosova duhet
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Duke e cilësuar një vendim historik, Meta thotë se Kosova po dëshmon çdo ditë se është një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Kreu i Shtetit thotë se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Të fundit