Flash News

E-TJERA

Ftesa e Ramës për Bashën, Murrizi: Teatër i pështirë. Shqipëria si Palermo, krimi i shtrirë në gjithë vendin

Ftesa e Ramës për Bashën, Murrizi: Teatër i
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi e ka cilësuar "teatër të pështirë", ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ai i kujton qeverisë akuzat që ka hedhur ndaj opozitës, kur kjo e fundit ishte në Kuvend.

Murrizi hedh akuza për bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës, kur interesat e tyre bashkohen. Ai ngriti si shqetësim nivelin e kriminalitetit në vend. Sipas Murrizit, Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermoja e dikurshme.

“Ajo që unë vërej është shumë shqetësuese, në këtë periudhë para dhe pas zgjedhore në këtë vend. Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo e vitit 70-85. Zotërinj të mazhorancës i morët votat e shqiptarëve në stilin e 20 viteve të fundit. Unë, pa pasur roje në kutitë e votimit dhe të numërimit, pranuam rezultatin. Lërini dorën e shtrirë për Lulin, sepse ka shtrirë dorën krimi në çdo vend. Ju jeni bashkë me të.

E keni provuar këtë sa herë ka qenë ortak i ngushtë. Ndani para publike së bashku. Aq shumë duheni se ditën e kongresit tuaj e keni lënë ditën e ditëlindjes së Lulit. E ai, për t’iu bërë karshillik, një ditë pas jush bën kongresin. Kë keni ftuar? Kë ftoni? Ky është teatër i përshirë, sepse atyre që i shtrini dorën, s’keni lënë gjë pa i thënë kur ka qenë këtu. Opozitën thotë ai, ky është teatër i përshirë… Na e kurseni këtë teatër”, tha Murrizi.

Të fundit