Flash News

E-TJERA

Fuga: Asgjë me ligj, çdo gjë me votë, udhërrëfyes për neodiktaturat

Fuga: Asgjë me ligj, çdo gjë me votë,

Akademiku, Artan Fuga ka krahasuar rizgjedhjen e Skënder Gjunushit në krye të Akademisë së Shkencave më një shoqëri serbe si e Millosheviçit ku kombi me shumicë dhunonte kombe më të pakët në numër si shqiptarët.

Në një shkrim në facebook, Fuga shkruan se zgjedhja në një garë ku mungonin rivalët vlen për popuj barbarë, jo për shoqëri të kulturuara me vlera demokratike.

Deputetët e maxhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.

Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i jep mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave.

Mbledhja e Komisionit u bë pa praninë e deputetëve të opozitës.

Shkrimi i Fugës:

Slogani fatkeq: Asgjë me ligj, çdo gjë me votë! Është udhërrëfyes për neodiktaturat!

I shkon një bande keqbërësish ku kush ka më shumë ndjekës bëhet kapo-bandë,

i shkon një shoqërie si Serbie e Millosheviçit ku kombi me shumicë dhunonte kombe më të pakët në numër si shqiptarët,

i shkon një grupi të çmendurish që nuk duan ligj, por vetëm larje hesapesh mes tyre,

i shkon një pushteti diktatorial alla putin ku pasi merr si i merr zgjedhjet, dhunon gjithkënd për të marrë më shumë vota dhe dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut,

i ngjan një pylli ku egërsirat më të forta hanë çfarë gjejnë përpara, është ligj i xhunglës dhe i botës së kafshëve,

vlen për popuj barbarë,

por, jo për shoqëri të kulturuara, për agjenci që ndërtohen për parime dhe vlera demokratike!

Të shpëtojë kush të mundet!

Të fundit