Flash News

E-TJERA

Fuga: Ina Zhupa, yll në ngjitje i politikës shqiptare

Fuga: Ina Zhupa, yll në ngjitje i politikës shqiptare

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar deputeten e PD-së Ina Zhupa, një yll në ngjitje i politikës shqiptare. Në një status në Facebook, Fuga shkruan se Zhupa është prova se një brez i ri politikanësh i ka të gjitha mundësitë të marrë drejtimin e vendit dhe ta çojë atje ku duhet.

Statusi i plotë: 

Ina Zhupa,
ky yll në ngjitje i politikës shqiptare,
prova se një brez i ri politikanësh i ka të gjitha mundësitë të marrë drejtimin e vendit dhe ta çojë atje ku duhet!
Unë i mbështes ata, sikurse Inën, në këtë sfidë të madhe për ta nxjerrë vendin nga balta ku e kanë futur, ku suksesi më i madh i politikës, është të riparojë, për dreq, dramat që ajo vetë shkakton!
Ina Zhupa! Shiheni si çmonton fallcitetet, si shkatërron absurditete, me çfarë logjike është e papërballueshme!
Unë nuk do të kisha guxim t'i dilja në debat nëse ajo do të kishte të drejtë ndaj meje logjikisht, nëse do të isha kundërshtar i saj në kampin e regresit, do të mbuloja kokën me xhaketë, a me këmishë dhe do të kisha ikur me vrap në Lanë!
Cfarë elokuence, çfarë logjike!

 

Të fundit