Flash News

E-TJERA

Fuga ironizon deklaratat e Ramës: Kur elektorati përbuz politikën, bëhen premtime që nuk realizohen

Fuga ironizon deklaratat e Ramës: Kur elektorati përbuz

Akademiku Artan Fuga, ka ironizuar premtimet e kryeministrit Edi Rama, për dyfishim të pagave dhe për rroga mesatare 900 euro.

Fuga i ftuar në takimin e Qëndresë Qytetare për zgjedhjet vendore të 14 Majit, u shpreh se sa më shumë elektorati përbuz politikewn, aq më shumë politika shkon drejt çmendurisë duke premtuar gjëra që kurrë nuk i përmbush.

“Më 15 maj do të kemi rroga të dyfishuar. Se çfarë lidhje ka paga mesatare me zgjedhjet lokale, hajde e mere vesh ti. Ilaçet do t’i kemi falas.  Ne do të na rriten rrogat në stratosferë dhe nuk do të kemi nevojë të harxhojmë para sepse gjithçka do ta kemi falas. Po çfarë i keni këto”, ka thënë ndër të tjera Fuga.

Fuga nënvizoi se për t’i shpëtuar kësaj propagande të llahtarshme, nevojitet kulturë e re e inxhinierisë sociale dhe çështjeve të vogla të qytetit, brenda një modeli të ndërtuar mbi vijat bazë.

Të fundit