Flash News

E-TJERA

Fuga ironizon deklaratën e Bardhit: Varni një tabelë: Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur!

Fuga ironizon deklaratën e Bardhit: Varni një tabelë: Opozita

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi dje se dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars nga presidenti Meta, u bë për të dëmtuar PD-në, në situatën delikate ku ndodhet partia.

Akademiku Artan Fuga është shfaqur më shumë se kritik me deklaratën e Bardhit, duke vlerësuar se kjo deklaratë e tij është njësoj sikur votat të jenë shitur që në tavolinë. Duke e quajtur një “mentalitet dështimi, qaramanllik, dembelizëm politik, cinizëm”, Fuga shkruan në Facebook se Bardhi nuk pranon as sfidën për t’u mbledhur e për të parë sa demokratë do të votojnë.

“Kot thashë "underconstruction", më shumë i ngjan një lokali gjysmë të shkatërruar me qepena mbyllur ku shkruhet "Lokali shitet"! Ose një stoku brekësh në solde ku shkruhet "Likujdim total i mallit"! Varni një tabelë në qepenat e mbyllur : "Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur!”, shkruan Fuga.

Postimi i plotë

Underconstruction!!!

Qemaneja e dytë i ish partisë demokratike të para 25 prillit dhe të përpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh që paska deklaruar se zgjedhjet për pushtetin lokal në gjashtë bashki në 6 mars nuk janë një test për atë pjesë të ish partisë demokratike! Kjo meqë partia demokratike qenka në fazë strukturimi dhe krize.

Nuk di çfarë të bësh të qash apo të qeshësh. Cfarë fatkeqësie!!!

Si ato faqet e Internetit që i zoti i ka harruar dhe për të mos u dukur si braktisës i audiencave shkruan "Faqja është underconstruction"!!!

Këto deklarata janë baraz sikur t'i kenë shitur votat qysh në tavolinë! U thonë demokratëve : Kot vini o naivë në zgjedhjeve, kot votoni!

Cfarë mentalitet dështimi, çfarë dorëzimi pa kushte, çfarë qaramanlliku, çfarë dembelizmi politik, çfarë kënaqësie me kolltukun e falur të deputetit, çfarë psikologjie prej shërbëtori i pushtetit, çfarë cinizmi, çfarë talljeje me elektoratin opozitar në këtë deklaratë !!!

Po mirë, po nuk është kjo gjendje pasojë e evoluimit dështak të partisë demokratike që nuk merret mundimi as të analizohet! Po vetëm patetizëm skizofrenik duke treguar anekdota të vjetra nëpër salla!

Po mirë, po as guximin për t'u mat sa demokratë do të të votojnë si burokrat partie në krahasim me ata që do të votojnë Lëvizjen për Rithemelimin e Partisë demokratike?

As këtë nuk e pranon si sfidë?

Po mirë, po as sfidën për të mbledhur aq demokratë votues në të dy pjesët e gërmadhës të paktën sa kanë qenë vite më parë?

Kot thashë "underconstruction", më shumë i ngjan një lokali gjysmë të shkatëruar me qepena mbyllur ku shkruhet "Lokali shitet"!

Ose një stoku brrekësh në solde ku shkruhet "Likujdim total i mallit"!

Varni një tabelë në qepenat e mbyllur : "Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur! "

O të mjerët militantë dhe zgjedhës demokratë në duart e kujt kanë rënë!

Këta e meritojnë të mos u jepet asnjë votë, po asnjë fare!

Të fundit