Flash News

E-TJERA

Fuga: Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes

Fuga: Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar qesharake faktin që Dita e Verës, një festë pagane,  të jetë ditë pushimi zyrtar.

Në rrjetet sociale, Fuga shkruan se kjo tregon se në ç'gjendje letargjie dhe parazitizmi jemi zhytur, si shoqeri. 

"Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!
Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e fiqve të thatë, e mollës së ndaluar dhe e kosit me kripë!
Tregon se në ç'gjendje letargjie dhe parazitizmi jemi zhytur.
Tregon gjendjen e psikologjisë sonë kolektive!
Unë them të marrim mënynë e ndonjë pastiçerie a restoranti dhe ta fillojmë me radhë:
Dita e akullores
Dita e hashures
Dita e vajit në lakra
Dita e fasules me pilaf
Dita e kadaifit
Dita e picës katërdjathrat!
Dita e specave të mbushur.
Dita e byrekut do të ishte vërtet e suskesshme, turistët vdesi për byker!
U ç'u lodhëm me gjithë këto pushime!
Mjaft se u këputëm!", shkruan Fuga. 

Të fundit