E-TJERA

Fuga nxjerr deklaratën e mjekut europian: Ka shtete që manipulojnë shifrat e COVID-19 për të marrë subvencione

Fuga nxjerr deklaratën e mjekut europian: Ka shtete që

Akademiku Artan Fuga ka postuar në rrjetet sociale një deklaratë të fortë të një anëtari të Komitetit Teknik Kombëtar në një vend europian, Kristian Peronë.

Ky i fundit thotë se disa shtete në Europë për të marrë subvencione dhe ndihmë financiare manipulojnë duke rritur qëllimisht numrin e të infektuarve apo viktimave nga covid.
Ndërsa uron që kjo mos të ketë ndodhur në Shqipëri, Fuga shkruan se këto manipulime janë korrupsion e mashtrim publik.

Postimi i plotë:

Kur ulet, por edhe kur ngrihet artificialisht numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid19!

Interesante, një nga antarët e komitetit teknik kombëtar të një vend europian, Kristian Peronë, në një intervistë në Youtube thekson ndêr të tjera:

Ka një rritje artificiale - shkruan ai - të numrit të të deklaruarve me Covid19 në Europë edhe për shkak të dy faktorëve:

1. Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.

2. Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.

Unë nuk e di se sa të sigurta janë provat që ky mjek i shquar ka në dispozicion, por mendja ma ha se nuk flet kot!

E dyta uroj që këto dukuri të mos ketë ndodhur në vendin tonë, pra as të shtohet dhe as të ulet artificialisht numri i të infektuarve duke i deklaruar dy herë, ta zemë në privat dhe në publik, as të shtohet dhe as të ulet artificiaalisht numri i të vdekurve nga Covid!

Këto që thotë ky mjek i shquar, atje ku kanë ndodhur, nuk e di se ku, janë veprime kriminale, korrupsion dhe mashtrim publik!

Larg nesh këto! - uroj.

 

Ditari politik

Të fundit