Flash News

E-TJERA

Fuga: PD kishte një rezervuar votash që ajo nuk e mori për dy arsye

Fuga: PD kishte një rezervuar votash që ajo nuk e mori për dy

Akademiku Artan Fuga ka deklaruar se elektorati i ty dyja partive, PD – PS, në numra, ishin thuajse të njëjta, por diferencën sipas tij e bënë detajet.

Duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit në një lidhje Skype në Real Story’, Fuga thotë se mazhoranca përdori të gjitha asetet e qeverisë për zgjedhjet, siç janë pandemia e menaxhimi i rindërtimit pas tërmeteve tragjike.

Sipas tij, Partia Demokratike do të kishte një hov më të madh votash nëse nuk do të përdoreshin sipas tij aparatet shtetërore nga mazhorancda, edhe nëse programi i PD do të ishte më i mirë.  

Për PD kishte një rezervuar votash që ajo nuk e mori për dy arsye. E para ka të bëjë me presionin e aparateve shtetërore ka qenë i fuqishëm me të gjithë veglat e veta, por së dyti mendoj që programi i PD, sjellja e lidershipit të PD, sigurisht, nuk ishte perfekt, edhe ajo kishte mangësitë e veta”, u shpreh akademiku.

Të fundit