Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fuga: Si në një grusht shteti, janë shkatërruar zgjedhjet në Akademinë e Shkencave

Akademiku Artan Fuga, është shprehu se si në një grusht shteti, zgjedhjet e ligjshme në Akademinë e Shkencave janë shkatërruar përfundimisht.
Në një postim në facbook, Fuga shkruan se zgjedhjet e Kryetarit dhe nënkryetarit të Akademisë së Shkencave, pra të drejtuesve kryesorë të saj, janë bllokuar, janë penguar, duke bërë çmos që ato të mos bëhen sipas ligjit dhe statutit të Akademisë së Shkencave
Shkrimi i Fugës:
Si në një grusht shteti, janë shkatërruar përfundimisht zgjedhjet e ligjshme në Akademinë e Shkencave!
Për dijeni Opinionit Publik dhe mediave,
deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Veçanërisht deputetëve anëtarë të Komisionit të Mediave dhe Edukimit
Për dijeni Kryetares së Kuvendit zonjës Lindita Nikolla
Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama
Anëtarëve të Asamblesë të Akademisë së Shkencave
Ju bëj me dijeni se zgjedhjet e Kryetarit dhe nënkryetarit të Akademisë së Shkencave, pra të drejtuesve kryesorë të saj, janë bllokuar, janë penguar, duke bërë çmos që ato të mos bëhen sipas ligjit dhe statutit të Akademisë së Shkencave.
Nëse do të bënim një analogji me shkatërrimin, sabotimin, ndalimin e bërjes sipas ligjit të zgjedhjeve kur bëhet fjala për një shtet, në këtë rast do të flisnim për një grusht shteti institucional.
Mandati nënkryetari të Akademisë së Shkencave, pas një afati katërvjeçar sikurse e parashikon ligji, ka përfunduar që përpara dy muajsh. Kurse mandati i Kryetari të Akademisë së Shkencave, i cili përfundon në më pak se 100 orët e ardhshme, nuk mjafton për të bërë zgjedhje sipas ligjit dhe statutit në Akademinë e Shkencave. Statuti i saj, në nenin 15 të tij, me titull “Zgjedhja e Kryetarit”, thekson se “Dita e votimit caktohet 30 ditë para mbarimit të afatit të mandatit të Kryetarit paraardhës.”. Pra duhet të ishte caktuar e shumta që në datën 19 qershor 2023, si afat i fundit. Pasi ka kaluar ajo datë, zgjedhjet e ligjshme për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ASH janë hedhur në erë.
Aq më shumë që neni 17, me titull “Votimi” parashikon qartë se “1. Mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të ri e hap dhe e drejton Kryetari i Akademisë së Shkencave...”.
Cili Kryetar do ta hapë mbledhjen për votimet, kur personi që mban vulën e Kryetarit aktualisht, në atë kohë do të jetë pa asnjë mandat?
Në këtë mënyrë jo vetëm zgjedhjet e rregullta sipas ligjit janë hedhur në erë, por edhe janë bërë të pamundura sipas ligjit dhe statutit në fuqi.
Një numër parimesh dhe të drejtash janë shkelmuar me këmbë. Janë ndaluar pra kandidatët e rinj për të ushtruar të drejtën që u jep ligji për të shpalosur platformat e tyre dhe prezantuar përpara Asamblesë.
Kryesia në kundërshtim me ligjin dhe statutin po pengon Asamblenë të kryejë detyrat e saj. Përtej çdo norme ligjore, anëtarë të kryesisë të Akademisë së Shkencave nuk kanë deklaruar përfundimin e mandatit të tyre.
Mund të bëhen të gjitha hamendjet se përse ndodh ky “grusht” institucional në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë që po përsërit atë të vitit 2019. Por, nuk ka vend për hamendje.
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Kryetari i saj, nga njëra anë kanë bllokuar faktikisht procesin zgjedhor të ligjshëm në Akademinë e Shkencave, nga ana tjetër, me anë të deputetëve Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po ushtrojnë presione dhe me praktika legjislative jo sipas Rregullores dhe ligjeve në fuqi, në trysni kohe, duke vendosur nën presion Komisionin e Edukimit dhe Mediave në Kuvendin e Shqipërisë, si edhe Kryetaren e tij, për për ta ndryshuar me çdo kusht, tani, sot a nesër, ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave.
Procesi legjislativ po i ngjan një ambulance që si e marrë endet me buri në formë alarmi për të kapur orët e fundit të një të sëmuri, orë që në fakt kanë kaluar. Procesi legjislativ po i ngjan një zjarrfikëse të marrë që me drita të kuqe po lemeris dynjanë duke dashur të kapë kohën për të shuar flakët që ligja vendos për këdo që dëshiron ta shkelë atë.
Qëllimi është të ndryshojnë mënyrat, moshat, kriteret e kandidimit për drejtues në Akademinë e Shkencave. E gjithë përpjekja e deputetëve Petro Koci dhe Ismet Beqiraj ka si rezultat që t’u jepet mundësia drejtuesve aktualë të ASH, të cilët kanë bllokuar zgjedhjet në Akademi, për të kandiduar përsëri në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Skandali që kërkojnë të bëjnë persona të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Akademinë e Shkencave është që pikërisht në kohën kur kandidatët e rinj duhej të kishin hyrë në zgjedhje për drejtimin e Akademisë së Shkencave në respekt të ligjit dhe të Statutit të saj, këta persona synojnë ta ndryshojnë ligjin pikërisht në kohën e zgjedhjeve.
E paparë në histori që nga kohët barbare!
Këto monstruozitete, ky skandal i madh, këto pabesi ndaj ligjit, betimit, opinionit publik që po ndodhin pa e çojnë përfundimisht drejt shkatërrimit reputacionin e legjislativit, e institucioneve shkencore dhe të zgjedhurve. Për çfarë interesash të vogla, urie për pushtet, ambicieje, aleancash politike të ndyra, publiku dhe deputetët të paguajnë këtë haraç të rëndë!
Nga kush kanë frikë që hedhin në erë procesin zgjedhor të ligjshëm!
Eshtë koha dhe detyra për ta ndalur këtë akt të rëndë që po kryhet në sytë tanë! Çfarë është një vjedhje apo korrupsion i një njeriu të veçantë përpara kësaj që po ndodh kur po hidhet në erë një agjenci që duhej të ishte më e ndritura në vend; çfarë është një vjedhje bankomati, çfarë është një rrahje me litar a me shkopinj bejsbolli para përdhunimit kaq monstruoz të ligjit dhe procedurave legjislative, para shkatërrimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.
Unë po bëj detyrën time duke alarmuar gjithkënd. Unë i bëj thirrjet deputetëve, akademikëve, opinionit publik, mediave të ngrihen në këmbë kundër kësaj që po ndodh! Unë i bëj thirrje zonjës Kryetare të Kuvendit të Shqipërisë që të bëhet barrikadë, sikurse ja kërkon detyra dhe dinjiteti, përballë kësaj drame institucionale zgjatimet e së cilës shtrihen edhe në Kuvendin e Shqipërisë. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të ndershëm në Komisionin e Mediave dhe Edukimit të Kuvendit të Shqipërisë që t’i thonë “Ndal!” kësaj loje që po luhet në kurrizin e tyre.
Të gjithë e dinë, por pak bëjnë sikurse nuk shohin se çfarë drame e rëndë është duke u luajtur në Pallatin e Ligjit të shqiptarëve!
Në ditët në vazhdim unë do të nxjerr fakte të reja për ta nxjerrë në dritë plotësisht çka më sipër,
Me përshëndetje qytetare,
Akademik
Prof. dr. Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38