Flash News

E-TJERA

Fundi i arratisë! Kapet 32-vjeçari nga Lazarati i dënuar për grup të strukturuar kriminal

Fundi i arratisë! Kapet 32-vjeçari nga Lazarati i dënuar

Një 32-vjeçar nga Lazarati, i shpallur në kërkim për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, është kapur nga autoritetet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke arrestuar shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

I riu ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe pas lokalizimit nga strukturat e policisë, u vu në pranga për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 6 muajsh burgim.

Sipas burimeve zyrtare, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte dënuar më herët me 8 vite burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të fundit