Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Fundi i fazës emergjente të pandemisë? Mjeku: Pranvera do të na gjejë shumë më të qetë. Cikli i Omicron, 6 javë
Shifrat me Covid-19 në vend dhe jo vetëm janë rritur në shifra record, kryesisht pas festave të fundvitit. Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për fundin e fazës emergjente të pandemisë, duke u shprehur optimist.
Ai tha për “Top channel” se faza aktuale në vendin tonë i ngjason asaj që përjetoi Britania dhjetorin e kaluar. Mjeku theksoi se ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazes akute, duke bërë me dije se cikli i Omicron zgjat gjashtë javë..
“Në fazën ku jemi, referuar kurbës së Omicron, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar. Omicron do fillojë të bier gjatë shkurtit, rastet dhe hospitalizimet me një javë distancë.
Marsi do të na gjejë shumë më qetë. Pranvera do të na gjejë jashtë fazës akute të pandemisë, gjë që po ndodh në Britani tani që flasim. Në 6 javë Omicron kreu gjithë ciklin në Britani. Do të thotë që edhe tek ne një ecuri e tillë do të ndodhë”, u shpreh mjeku.