Flash News

E-TJERA

Fundi i pandemisë, Brataj: Jam optimist se do të jetë pranvera e ardhshme

Fundi i pandemisë, Brataj: Jam optimist se do të jetë pranvera e

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se fundi i pandemisë do të jetë pranverën e ardhshme. Sipas tij, deri atëherë do të jetë vaksinuar e gjithë popullsia e Shqipërisë.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj për "Breaking".

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se qytetarët duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin radhët dhe të presin sasinë tjetër.

Të fundit