Flash News

E-TJERA

Fundi i pandemisë? Mjeku: Tetori dhe nëntori do të jenë prova e zjarrit, varianti indian është shqetësues

Fundi i pandemisë? Mjeku: Tetori dhe nëntori do të jenë
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke theksuar se do të ketë edhe një valë tjetër të rritjes së rasteve. Sipas tij, muajt tetor dhe nëntor do të jenë "prova e zjarrit". Mjeku u shpreh në “Dita Jonë” se ai që nuk e ka kaluar virusin ose që nuk është vaksinuar duhet të tregojë kujdes.

“Do të ketë një valë sezonale tjetër, por duhet parë si do ecë vaksinimi dhe a do të ketë ndonjë variant që kapërcen efikasitetin. Shtatori-tetori do jetë mirë, kurse tetor-nëntor do të jetë prova e zjarrit. Do të ketë rritje dhe sa e madhe do të jetë? Do të ketë raste por nuk do të jetë kurrë vjeshta e kaluar. Megjithëse ai që nuk e ka kaluar apo nuk është imunizuar duhet të respektojë masat dhe të tregojë kujdes”, tha Alimehmeti.

Ky i fundit e cilësoi shqetësues variantin indian të Covid-19, duke argumentuar se nuk e kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave. Mjeku tha se përballë këtij varianti, një dozë e vakzinës Pfizer është efektive.

“Është shqetësues varianti indian, delta. Varianti indian ka 3 viruse të njohura. Ky duket se po dominon dhe variantin britanik, megjithëse transmetueshmëria është pak e ulët se ai britanik, nuk kemi diskutim mb faktin që të jetë më i rëndë, nuk kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave, por i shpëton goxha fort kur ke vetëm një dozë të Pfizer. Kjo u testua. Ka përfitime ka dhe humbje. Kjo duhet riparë”, shtoi ai.

Të fundit