Flash News

E-TJERA

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe mjegull në disa zona

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe mjegull në

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe gjatë fundjavës në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu të herëpashershme.

Të shtunën, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, duke u shfaqur kryesisht përgjatë vijës bregdetare që nga mesdita dhe më pas të izoluara në zonën e veriperëndimit.

E diela do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit që nga orët e para të ditës. Në veriperëndim, reshjet do të variojnë nga intensitet i ulët deri në mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë të herëpashershme dhe të karakterit lokal.

Gjithashtu, parashikohet mjegull e dendur në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, sidomos në momentet e reshjeve.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe luginat mund të arrijë deri në 10 m/s.

Të fundit