Flash News

E-TJERA

Fundjava sjell shira dhe rebeshe, por temperaturat nuk ndryshojnë

Fundjava sjell shira dhe rebeshe, por temperaturat nuk ndryshojnë

I nxehti ekstrem ka pushtuar vendin prej disa ditësh. Temperaturat maksimale kanë arritur në 43 gradë Celsius në disa zona.

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar për Vizion Plus se fundjava do të shoqërohet me reshje shiu në disa vende.

“Dita e sotme mbetet me temperatura të larta. Ditën e sotme kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë 42 gradë celcius. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Tirana do të jetë në vlerat 40-41 gradë, gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës. Për sa i përket vijës bregdetare temperaturat mbeten në vlerën 39 gradë. Juglindja do të jetë më e freskët me maksimume që vërtiten rreth 35-37 gradë celcius.

Në fundjavë do të kemi sërish temperatura të larta. Maksimumet do të jenë 39-40 gradë celcius në rang territori. Zona më e freskët mbetet sërish juglindja, qarku i Korçës. Sa i përket kushteve atmosferike, që në orët e mesditës së sotme vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke bërë që në zonat lindore, përfshirë pjesërisht edhe qytetin e Tiranës të kemi reshje shiu. Edhe dita e shtunë pritet të ketë këto rebeshe afatshkurtra shiu. Ata që kanë vedosur të shkojnë drejt bregdetit të mos shqetësohen sepse do të kemi kalime të lehta vranësirash pasditeve, por jo reshje.

E hëna dhe e marta do të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të orëve të gjata me diell.  Sa i përket temperaturave ditën e hënë maksimumet luhaten rreth vlerës 39 gradë, ndërsa në zonat malore do të kemi jo më shumë se 38 gradë. Juglindja do të ketë maksimume rreth vlerave  34-35 gradë celcius. Dita e martë sjell një rritje temperaturash me 1 gradë”, ka thënë Osmani.

Të fundit