Flash News

E-TJERA

Fundjavë në Korçë? Policia njofton qytetarët, akset që mund të kalohet pa vështirësi dhe ato të bllokuara

Fundjavë në Korçë? Policia njofton qytetarët, akset
Foto ilustruese

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar për qytetarët që do të zgjedhin ta kalojnë këtë fundjavë në qytetin julindor.

Ajo bën me dije se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore, të cilat kanë sjellë edhe vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Policia njofton se në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan mund të kalohet pa vështrisë.

Ndërkohë në akset Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Ndërsa rruga që lidh fshatrat Vithkuq-Shtyllë-Panarit, aktualisht është e pakalueshme.

Të fundit