Flash News

Bota

Fundoset anija në Mykonos, nxirren tre trupa të pajetë nga deti

Fundoset anija në Mykonos, nxirren tre trupa të pajetë nga deti

Roja bregdetare greke ka nxjerrë trupat e tre individëve nga një varkë me emigrantë që u përmbys në brigjet e Mykonos të premten.

Para incidentit, oficerët e rojes bregdetare kishin vëzhguar dy emigrantë duke notuar pranë brigjeve të ishullit cikladik. Pas shpëtimit të tyre, emigrantët informuan autoritetet për një anijembytje, duke thënë se në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 17 persona, e cila u mbyt në rrethana të panjohura.

Në përgjigje, dy anije të rojes bregdetare, së bashku me një helikopter dhe njësi tokësore, janë angazhuar aktualisht në një operacion kërkim-shpëtimi për të gjetur emigrantët e zhdukur.

Të fundit