Flash News

E-TJERA

Fundoset makina në rezervuarin e Çekrezës, nxirren pa jetë dy të rinj

Fundoset makina në rezervuarin e Çekrezës, nxirren pa jetë

Një automjet i fundosur u gjet sot në orët e para të mëngjesit në rezervuarin e Çekrezës. Mjeti ishte vënë re nga roja i rezervuarit i cili kishte njoftuar më pas policinë.

Forcat RENEA dhe polumbarët arritën të nxjerrin nga mjeti i fundosur dy trupa të pajetë. Viktimat janë dy të rinj përkatësisht, një djalë 22 vjeç dhe një vajzë 20 vjeçe. Nuk dihet ende se si mjeti përfundoi në rezervuar ndërsa po punohet për të zbardhur ngjarjen.

“Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit