Flash News

E-TJERA

Fundoset jahti në Zvërnec, shpëtojnë 4 turistë italianë

Fundoset jahti në Zvërnec, shpëtojnë 4 turistë

Një jaht është fundosur mëngjesin e sotëm në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Në bord ishin 4 turistë italianë mes tyre edhe një fëmijë.

Jahti është përplasur me një shkëmb nënujor dhe për pasojë është fundosur. Turistët kanë arritur të dalin me not deri në breg.

Në zonën e plazhit ku është mbytur jahti ndodhet edhe policia kufitare italiane.

Të fundit