Flash News

E-TJERA

Fundviti i acartë, temperaturat bien deri në -4 gradë

Fundviti i acartë, temperaturat bien deri në -4 gradë

Fundjava e fundit e vitit pritet të jetë e ftohtë në të gjithë vendin. 

Sinoptikani Elvi Jahaj tha në Top Channel se temperaturat minimale do të bien deri në -4 gradë në zonat malore, ndërsa reshjet e dëborës në Korçë pritet të ndërpriten gradualisht.

"Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta. Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius", tha sinoptikani.

Të fundit