Flash News

E-TJERA

Funksionaliteti i ‘Kushtetueses’, KED nis emrat e kandidatëve në presidencë për vakancën e 6-të

Funksionaliteti i ‘Kushtetueses’, KED nis emrat e kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të dërgojë nesër (e martë) emrat e kandidatëve për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese në Presidencë.

Në një njoftim për mediat, KED pritet të bëjë vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen për kandidatët e lejuar, miratimi i listës përfundimtare të renditjes si dhe i raportit përkatës.

Kandidatët që do të intervistohen janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

 1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

 2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj.

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

 3. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo”, njofton KED.

Kujtojmë se javës që shkoi Kuvendi votoi me 96 vota kandidaturën e prokurorit Altin Binaj, i cili u bë anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese. Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga KED para deputetëve.

Të fundit