Flash News

E-TJERA

Funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kim takon anëtarët e KLGJ-së dhe Sokol Sadushin

Funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kim takon anëtarët e
Kim me anëtarët e KLGJ-së

Një ditë pasi takoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë edhe me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Sipas njoftimi të GJ.L takimi u fokusua te roli thelbësor që ka bërja sa më funksionale dhe efektive e Gjykatës së Lartë, në dhënien e drejtësisë në vend.

Një tjetër pikë e diskutimit ka qenë angazhimi për plotësimin e trupës së gjyqtarëve në vijimësi, e cila do të finalizojë edhe emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

"Krahas diskutimeve mbi masat e marra nga Gjykata e Lartë për të organizuar me sa më efektshmëri situatën në të cilën ajo ndodhet për uljen e backlogut, në takim u diskutua edhe mbi nismën e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, si një vlerë e shtuar në performacën e kësaj gjykate, si edhe angazhimi për plotësimin e trupës së gjyqtarëve në vijimësi, e cila do të finalizojë me sukses edhe emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftim.

Të fundit