Flash News

E-TJERA

Funksionimi i Kushtetueses/ Meta: Ka ende shumë punë, të synohet pavarësia nga politika

Funksionimi i Kushtetueses/ Meta: Ka ende shumë punë, të synohet
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit foli edhe për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se ka ende shumë punë për një gjykatë plotësisht funksionale dhe kërkoi nga anëtarët e saj, përgjegjshmëri të plotë.

Sipas Metës, Kushtetuesja duhet të synojë të jetë e pavarur nga çdo ndikim politik. I pyetur për përplasjet mes KED-së dhe Presidentit, Meta tha se për këtë është shprehur qartë Komisioni i Venecias.

Kreu i Shtetit falenderoi edhe Bundestagun gjerman që vendosi si kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata ka qenë dhe do të jetë institucioni më i rëndësishëm si në çdo vend demokratik. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Kushtetuese.

Për Presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është çështje thelbësore. Ka ende punë për një gjykatë tërësisht funksionale. Uroj që anëtarët e Kushtetueses të kenë përgjegjshmëri, duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika.

Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit për sa i takon kushtetueshmërisë së procesit. Ky proces ka mangësitë e tij nga ana e ligji dhe aspekte të tjera, çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale mes të kur ndodhi përplasja me presidentin dhe ish kreun e KED është e pavend sepse në atë rast ishte një përpjekje për të rrëmbyer një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që i takon presidentit dhe ta marrë mazhoranca. Komisioni i Venecia ka folur qartë se kush e shkaktoi këtë incident që u bë i qëllimshëm. Duhet të falënderoj Budestagun që prej kohësh vendosi si kusht bërjen funksionale të gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Të fundit