Flash News

E-TJERA

“Fuqi të madhe përçarëse paske patur o President”, Patozi: Sot në Kuvend kishim 5 opozita

“Fuqi të madhe përçarëse paske patur o

Bajram Begaj u zgjodh sot Presidenti i ri i vendit. Votat për Begajn u ndanë në 78 pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Deputetët demokratë bashkë me Sali Berishën u paraqitën në seancë, por bojkotuan procesin e votimit, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt bojkotoi edhe seancën edhe votimin.

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar zgjedhjen e Presidentit të ri, nisur pikërisht nga ndarja e palëve në proces.

Në postimin e tij në Facebook, Patozi shkruan se zgjehdja e Presidentit të ri solli 5 opozita: një pro, një kundër, një abstenim, dhe dy të mëdha (referuar Alibeajt dhe Berishës) që bojkotuan.

Postimi i plotë:

NJË PRESIDENT DHE 5 OPOZITA

Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita.

Një që votoi kundër, një që abstenoi dhe tjetra që votoi pro Bajram Begës.

Dhe pastaj dy më të mëdhatë të cilat nuk votuan fare, por njëra që mosvajtjen në sallë nuk pranoi ta quante bojkot, kurse tjetra që braktisjem e sallës e konsideroi mbrojtje të kushtetutës nga junta ushtarake.

Fuqi të madhe përçarëse paske patur, o  President i zgjedhur!

Të fundit