Flash News

E-TJERA

Fuqizimi i trafikantëve shqiptarë të drogës, mediat e huaja: Dominojnë tregun britanik dhe përdorin portet greke

Fuqizimi i trafikantëve shqiptarë të drogës, mediat e huaja:

Një bandë kriminale që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe hashash është goditur nga policia greke. Në pranga ranë katër persona, dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek.

Mediat e huaja shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për përfshirje në nivelet e larta të krimit të organizuar në Evropën Perëndimore.

Kalabria është territori i origjinës së klaneve mafioze të frikshme dhe të fuqishme Ndrangheta Megjithatë, ekspertët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të vërtetë që ndonjë nga organizatat e mëdha mafioze italiane të konkurrojë ose të jetë partnere drejtpërdrejt me grupet britanike të krimit të organizuar.

Më tej thuhet se trafikimi i kokainës nëpërmjet porteve greke është zakonisht një rrugë e përdorur nga trafikantët shqiptarë, të cilët kanë dominuar tregun britanik të kokainës vitet e fundit, por ka pasur edhe dëshmi të grupeve mafioze shqiptare dhe italiane që punojnë së bashku.

Bandat shqiptare po shqetësojnë gjithmonë e më shumë, pasi operacionet e fundit kundër trafikut të drogës kanë nxjerrë në pah se “tentakulat” e tyre janë të shtrira deri në Amerikën e Jugut.

Të fundit